Vetëm gjatë vikendit që shkoj në tërë territorin e Kosovës Policia e Kosovës ka shqiptuar 1929 gjoba trafiku për mos përshtatje të kushteve të duhura në komunikacion.
Sipas Policisë gjatë ditëve të vikendit kanë ndodhur 130 aksidente, prej tyre 47 me të lënduar dhe 83 aksidente me pa të lënduar, raporton Ekonomia Online.
Policia e Kosovës ditë më parë ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë më të kujdesshëm dhe t’i respektojnë rregullat që dalin nga ligji për komunikacionin rrugor, t’i respektojnë shenjat, t’u shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë vozitjes, mos të drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit, lodhjes apo gjumit, në mënyrë që t’iu shmangen aksidenteve në komunikacion.
Sipas Policisë, në këtë mënyrë të kontribuojnë në uljen e numrit të jetëve të humbura në aksidente komunikacioni, si shqetësim që preokupon si qytetarët tanë, Policinë e Kosovës, po ashtu edhe aktorët tjerë përgjegjës të kësaj fushe.
Gjatë 24 orëve të ditës së diel, Policia ka 16 arrestime, prej tyre 11 persona janë dërguar në mbajtje.