Gjatë vitit 2016 u dorëzuan 8 peticione, vetëm 4 prej tyre u shqyrtuan

Prishtinë | 24 Jan 2017 | 13:32 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u shqyrtua dhe u miratua Raporti i punës për vitin 2016, si dhe u miratua Plani i punës për vitin 2017.

Në këtë mbledhje, edhe pse ishte në rend dite, nuk u shqyrtua peticioni i banorëve të lagjes “Dardania” në Prishtinë të cilët u nxorën me dhunë nga banesat të cilat po konsiderohen si të “uzurpuara”.

Kjo, pasi që për komisionin ky peticion që ishte dorëzuar nga Shukri Maxhuni, përfaqësues i banorëve, me rreth 10 mijë nënshkrime të banorëve, nuk ishte i qartë.

Anëtarët e komisionit u arsyetuan se kërkesa e parashtruar nga vet banorët është e paqartë dhe se nuk dihet saktë se cilat janë kërkesat e tyre.

Deputeti Mytaher Haskuka u shpreh se shqyrtimi i peticioneve gjatë vitit të kaluar ka qenë në rregull dhe se komisioni ka pranuar 8 peticione, ndërsa  4 prej tyre nuk janë shqyrtuar, raporton Ekonomia Online.

Mos shqyrtimin e peticioneve të qytetarëve, ky komision i arsyetoi duke thënë se kërkesat e adresuara nuk po janë të qarta dhe për këtë thanë se duhet një vetëdijesim më i madh qytetarë.

Kryetarja e këtij komisioni, deputetja e LDK-së, Lirije Kajtazi, informoi deputetët edhe sa i përket ligjit për liritë fetare, i cili sipas saj ka mbetur në gjysmë në mungese të votimit nga komuniteti serb.

Edhe pse opozita gjatë vitit 2016 bojkotoi punën e Kuvendit, Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu tha se opozita përkrah punën e Komisionit të bërë gjatë vitit që lamë pas.

Haxhiu me këtë rast dha disa propozime për planin e punës për vitin 2017.

“Kam një sugjerim për ligjin e të pagjeturve i cili është paraparë për prill, por nevoja për ndryshimin e këtij ligji është nga viti i kaluar i cili atakon personat e pagjetur dhe çdo herë familjarët na përmendin edhe neve si përfaqësues te shtetit dhe nuk e përmendin asnjëherë termin viktima civile duke bërë  një shkelje të ligjit.

Deputeti  Kujtim Paqaku, kërkoi që  të bëhet një raport lidhur me problemet e komuniteteve në Kosovë, duke dhënë ide që këtë vit ky komision të realizojë vizita nëpër komuna të Kosovës, me ç’rast do të njoftohej më për së afri me problemet e tyre.

Komisioni diskutoi edhe për të riatdhesuarit dhe për familjarët e viktimave civile.

Komision 1

 

Të ngjashme