Gjatë vitit 2017, ministritë kanë shpenzuar më shumë sesa që kanë planifikuar

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 11:15 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja “Fol” organizoi tryezën “Monitorimi i planifikimit të prokurimit publik” ku u diskutua për realizimin e planifikimit të prokurimit publik nga institucionet e monitoruara nga kjo organizatë.

Safet Hoxha, KRPP (Prokurimi Publik i Kosovës), ka theksuar se planifikimi i prokurimit publik është instrumenti kyç për rritjen e transparencës.

“Planifikimi është një nga temat kruciale në prokurim publik, roli i tij në shoqëri është shumë dimensional, planifikimi është instrument bazik i shoqërisë dhe rritet transparenca dhe përmes transparenecës rritet mundësia e kontrollit intern administrativ”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online.

“Planifikimi i mirë mbetet një prej parametrave të qëndrueshëm të prokurimit publik. Duhet me luftu që me qenë planifikimi i saktë, i matshëm. Një planifikim i mirë është gjysma e punës në prokurim publik, nuk ka mundësi operatori ekonomik të bëjë manipulime. Ky planifikim nuk është vetëm formal, duhet të jemi më të vëmendshëm”.

Ekrem Rexha, AQP, (Agjencia Qendrore e Prokurimit), tha se planifikimi buxhetor luan rol kyç në parandalimn e shfrytëzimit të mjeteve buxhetore në mënyrë jo të drejtë.

“Planifikimin e prokurimit publik e shoh në dy aspekte: si obligim ligjor dhe formë të parandalimit të një rreziku të mundshëm në shfrytëzimin e mjeteve buxhetore ose të ndarjes së kërkesave. Për shkak të planifikimeve të dobëta nga autoritete kontraktuese, ka autoritete që brenda 3 muajsh ka sjellë 7-8 kërkesa, që planifikimi në autoritete është i dobët, ka mangësi, ka jookordinim. Kjo është si rrjedhojë, si pasojë e moskoordinimit me autoritetet kryesore, p.sh. nga Ministria apo Komuna”.

Gresa Smolica bëri prezantimin e raportit.

“Monitorimi ka filluar në vitin e kaluar. Ministritë që kanë qenë target kanë qenë 8 institucione, 7 ministri dhe zyra e kryeministrit. Ministritë e përfshira: MF, MSh, MI, MZhE, MAShT, MPMS, MBPZhR”.

Smolica përmendi edhe disa parregullsi që janë hetuar e janë konsideruar shkelje, raporton EO.

“Në Ministrinë e Shëndetësisë, kontrata milionëshe janë nënshkruar nga zyrtarë të palicensuar dhe MI gjatë monitorimit kemi parë se si zyrtarë të dënuar për vepra penale janë kthyer në punë dhe kanë nënshkruar kontrata milionëshe. Parregullsia kryesore është shpenzimet e institucioneve, atyre të planifikuara dhe të realizuara për prokurim publik”.

Gresa Smolica tregoi gjithashtu se zyra e kryeministrit ka shpenzuar më shumë sesa që kanë planifikuar.

“Zyra e kryeministrit ka pasur të planifikuara  342,906 mijë euro në raport vjetor ka shpenzuar 555,514 mijë euro”.

Sa i përket Ministrisë së Infrastrukturës, sipas raportit për vitin 2017, ky institucion ka planifikuar buxhet prej 13,441,884 euro. Kurse nga raporti vjetor rezulton se ka shpenzuar 22,517,015 euro.

“Shifrat tregojnë se MI ka shpenzuar rreth 8 milionë euro më shumë sesa ka planifikuar, për shkak të kontratave që janë bartur nga viti paraprak”, tregoi Smolica.

Të ngjashme