Le t’kujtohet e kurrë mos t’harrohet që gjëja më e mirë e ndodhur në Kosovën e pavarur ishte largimi i bandave politike e kriminale nga pushteti në shkurt të vitit 2021.
Atë ditë, siç e kam shkru e thënë shpesh, ka ndodhë shpëtimi i Kosovës edhe si shtet edhe si aspiratë e jona njëshekullore.
Atë ditë është mbyllë cikli i zhbërjes së Kosovës e bashkë me të edhe cikli i zhvatjeve kriminale të sistemuara ne metodë qeverisese.
Kush është i çmendur pas skenareve apokaliptike te stilit « fundi i botes » ose horror « te stilit The Ring », le ta imagjinojë për një moment Kosovën sot në duart e atyre që nga banda zhvatësish janë kthyer në armiq të shtetësisë së Kosovës dhe mbrojtës te interesave serbe ne Ballkan. Dhe kur të jeni thellë në paramendime, shkoni edhe pak më larg dhe imagjinojeni batonin me argatë duke u brengos për Kosovën. Ky do ishte ne fakt halucinacion, stad bregoses diku ne mes imagjinates dhe çmendurisë.
Mbyllni sytë e imagjinojeni kohën kur kryeministra e presidentë të Kosovës e merrnin botën n’sy me fushatat « jemi gati per vendime te veshtira » edhe pse pavaresia kishte nja 10 vite qe ishte shpallë e lufta nja 20 që kishte mbraru me largimin definitiv të Serbisë nga Kosova.
Hapni tash sytë e mos u mashtroni nga vajtimet e disave e as nga lehjet e disa tjereve per kinse « shpetimin e Kosoves ». Kosoven s’e shpëtojnë ata që bëjnë fushata politike e mediatike për t’i dhënë diçka Serbisë. As ata që për një shekull rresht, familjarisht, iu kanë shërby kauzave serbe e jugosllave brenda Kosoves. Kosoven e shpëton këmbëngulja e pakompromis për shtet funksional, larg ndikimit serb dhe poashtu larg bandave kriminale te politikes se deridjeshme.
Albin Kurti nuk është i përkryer. Albin Kurti gabon dhe ka gabu, por Albin Kurti kurrën e kurrës nuk e tregton fatin e Kosovës për shpëtimin e klaneve kriminale me qëllim vazhdimin e kapjeve e vjedhjeve masive. Prandaj Albini meriton mbështetje per qasjen ndaj Serbisë dhe dialogut. Diplomatët endacakë duhet të injorohen sa herë flasin me ide serbe. Amerikanët antiamerikanë duhet të injorohen sa here bëhen një me bandat siç ndodh në Shqipëri, për shembull.
Thënë ndryshe, Kosovën mund ta shpëtojë çdokush përveç bandave politike dhe mediave kriminale që sot janë argatë të Serbise, me ose pa vetedije.