Autoritetet kanë gjetur trupat e pajetë të 10 fëmijëve të kidnapuar në Tanzani.
Faustine Ndugulile i cili është zëvendësministër i Shëndetësisë ka bërë të ditur se disa pjesë të trupave të viktimave kanë qenë të gjymtuara.
Ai gjithashtu ka shtuar se 10 fëmijët janë raportuar të zhdukur që nga dhjetori i vitit të kaluar, shkruan CNN.
“Deri më tani kemi gjetur 10 trupa që u janë hequr organet e tyre private dhe dhëmbët”, ka deklaruar Ndugulile.
“Këto vrasje janë të lidhura me praktikat e magjisë pasi që kjo është tendenca për krime të tilla. Falltarët u kërkojnë njerëzve t’u marrin fëmijëve pjesë të trupit për të kryer rituale”.