Tanzani: Dhjetra të vdekur pas fundosjes së tragetit

Prishtinë | 21 Sht 2018 | 10:19 | Nga

Të paktën 86 persona kanë vdekur pasi një traget që bartte qindra njerëz është fundosur  në liqenin Victoria në Tanzani.

Zyrtarët thonë se numri i viktimave mund të jetë mbi 200.

Trageti MV Nyerere u përmbys pranë bregut midis ishujve të Ukora dhe Bugolora.

Mendohet se anija e mbingarkuar u fundos kur turmat në bord u zhvendosën në njërën anë ndërsa ankorohej, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Mediat lokale raportojnë se kapaciteti zyrtar i trageteve është 100 persona. Zyrtarët kanë konfirmuar se anija mbante më shumë se 400 pasagjerë kur u fundos.

Rreth 100 veta u shpëtuan ndërsa 37 të tjerë thuhet se janë në gjendje kritike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme