Gjenden 10 fëmijë të vdekur në Tanzani, u vranë për praktika të magjisë

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet kanë gjetur trupat e pajetë të 10 fëmijëve të kidnapuar në Tanzani.

Faustine Ndugulile i cili është zëvendësministër i Shëndetësisë ka bërë të ditur se disa pjesë të trupave të viktimave kanë qenë të gjymtuara.

Ai gjithashtu ka shtuar se 10 fëmijët janë raportuar të zhdukur që nga dhjetori i vitit të kaluar, shkruan CNN.

“Deri më tani kemi gjetur 10 trupa që u janë hequr organet e tyre private dhe dhëmbët”, ka deklaruar Ndugulile.

“Këto vrasje janë të lidhura me praktikat e magjisë pasi që kjo është tendenca për krime të tilla. Falltarët u kërkojnë njerëzve t’u marrin fëmijëve pjesë të trupit për të kryer rituale”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme