Janë gjetur mbetje mortore në Gjakovë afër ish-ndërmarrjes “Metaliku”.
Në këtë vend janë duke punuar ekipet e EULEX-it dhe të Mjekësisë Ligjore.
Kohavisioni raporton se bëhet fjalë për eshtra të të vrarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Gërmimet janë duke vazhduar dhe janë duke u mbikëqyrur nga komisionet qeveritare të Kosovës dhe Serbisë.