Policia në Pejë njofton se një person ka informuar se gjatë punimeve me ekskavator në oborrin e fakultetit kanë hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese.
Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve pa incidente.