Bytyqi: Fakulteti i Matematikës nuk do të ndërtohet në vitin 2018

Prishtinë | 13 Dhj 2017 | 12:15 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) nuk e ka planifikuar në buxhetit për vitin 2018 ndërtimin e objektit për Fakultetin e Matematikës, raporton Ekonomia Online.

Kështu bëri të ditur ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, gjatë diskutimit për planin buxhetor në komisionin parlamentar për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini, sporte, inovacion dhe ndërmarrësi, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Teuta Haxhiu.

Ministri Bytyqi i ka hedhur fajin komunës së Prishtinës, duke thënë se problemet me pronën e komunë së Prishtinës ka penguar futjen e këtij fakulteti në plan-programin buxhetor. Mirëpo, ai premtoi se ky fakultet do të jetë prioritet i investimeve sociale.

“Lidhur me shkollat vërtetë edhe ne kemi marr shumë kërkesa për ndërrimin e shkollave nga secila komunë. Mirëpo me buxhetin aktual e kemi të pamundur me i përmbush të gjitha kërkesat. Jemi duke tentuar të gjejmë forma gë tjera të financimit jo ndoshta nga buxheti por edhe nga format e tjera”.

“Fakulteti i Matematikës është prioritet i investimeve sociale nëse do të gjejmë donatorë. Ne kemi dhënë pëlqimin dhe kanë pasur një problem me komunën për me zgjedh çështjen. Si pasojë e problematikës së shfaqur kemi pas problem që me paraparë në buxhetin për vitin 2018. Po flas për buxhetin mirëpo është në skemën e investimeve sociale”.

Në këtë komision ndër të tjera është diskutuar edhe për trajnimet e mësimdhënësve si dhe për programin e testit PISA.

Trajnimet e mësimdhënësve nga anëtarët e komisionit u cilësuan të nevojshme mirëpo u kërkua që të ketë më shumë kujdes sepse sipas deputetëve këto trajnime nuk po ndikojnë në rritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.

Të ngjashme