Para pak minutash u raportua se trupi i pa jetë që u gjend në një fshat të Gjakovës i takon aktorit të “O sa mirë”, Art Kurtit.
Metro mëson se Kurti është qëlluar me armë, ndërkohë që Policia akoma po zhvillon hetimet, shkruan gazetametro.net.
Policia ka konfirmuar se në vendngjarje është gjetur një armë, por duke mos precizuar në është qëlluar apo ka qëlluar vetën.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri – pistoletë me të cilën dyshohet që është kryer vepra”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Lirie Podrimaj.
Ndryshe, Art Kurti ishte aktor që u bë i njohur në O sa mirë, e tani po punonte si zyrtar komunal në Komunën e Gjakovës.