Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë të premten njofton Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit rasti ishte lajmëruar në polici nga një grua tjetër.
“Dëshmitarja femër kosovare ka raportuar se, në banesë e kishte gjetur viktimën të shtrirë në tokë pa vetëdije. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Lidhur me rasti është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.