Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjeç-Kodër të komunës Prezë në Shqipëri.
Një 55 vjeçare është gjendur e pajetë në oborrin e shtëpisë nga familjarët, ku mësohet se është vetëvarur.
“Më datë 29.05.2017, rreth orës 05:30, në fshatin Gjeç-Kodër, Prezë, në oborrin e banesës është gjetur e vetëvarur shtetasja L. A., 55 vjeçe. Nuk konstatohen shenja dhune. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.