Gjendet granatë në oborrin e një shtëpie në Pejë

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga fshati Katund i Ri të Pejës ka gjetur një granatë dore në oborrin e shtëpisë së tij.

Njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i IEDD-së ka bërë shpërthimin e mjetit në vendin e ngjarjes në mënyrë të sigurt.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur një granatë dore të pashpërthyer. Njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i IEDD-së ka bërë shpërthimin e mjetit në vendin e ngjarjes në mënyrë të sigurt”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme