Një person është gjetur pa shenja jete, në oborrin e shtëpisë së tij në Istog.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës, ka bërë të ditur policia.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Istog, 30.11.2021 – 10:02. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij, ishte gjetur pa shenja jete nga dëshmitari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.