Policia ka njoftuar se dje në fshatin Kravarisë të Gjilanit, një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Rasti është në hetim e sipër nga policia pasi personi në fjalë është i moshës së re.
Rreth orës 19:50, në fshatin Kravarisë të Gjilanit është raportuar në polici nga familjarët se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-shqiptar.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thotë policia.
Por, Gazeta Express merr vesh se personi i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, është i moshës së re, 28-vjeçar, me inicialet, D.A.
Kurse, në raportin e dhënë nga policia rasti i kësaj vdekjeje është duke u hetuar.