Gjendet i vdekur një burrë në kryeqytet, pranë tij është gjetur një revole dhe një gëzhojë

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Afrim Zhitia”, në Prishtinë, është gjetur i vdekur një person.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes është gjetur një revole, një gëzhojë dhe një fishekë i pa shkrepur.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Rr. Afrim Zhitia, Prishtinë, 09.07.2020-13:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjete pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, aty kanë gjetur një revole, një gëzhojë dhe një fishekë i pa shkrepur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Të ngjashme