Dje rreth orës 17:15 në Gjakovë brenda një vile është gjetur pa shenja jete një person, ka njoftuar policia.
Viktima mashkull është gjetur nga dy dëshmitarë. Njësitë relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.