Një person është gjetur pa shenja jetë në Pejë. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:40, në Pejë. Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. “Raportohet se viktima mashkull kosovar, […]
Gjendet i vdekur një person në Pejë, policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jetë në Pejë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:40, në Pejë.
Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.











