Gjendet i vdekur personi nga Vushtrria i raportuar si zhdukur

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Është gjetur i vdekur  personi nga Vushtrria i raportuar i zhdukur më datë 9 shkurt.

Trupi i tij është gjetur  në Milloshevë të Obiliqit  më datë 12 shkurt në orët e pasdites.

“Milloshevë, Obiliq 12.02.2021-17:0. Një mashkull  kosovar ka raportuar se në fushë,  kishte hasur në një person të shtrirë. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja  e viktimës dhe është identifikuar nga familjarët  trupi të pajetë.  Viktima është raportuar si person i zhdukur  me 09.02.2021 në Vushtrri. Me vendim të prokurorit trupi pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet një njoftimin e policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme