Gjendet mbetje mortore në Prizren dhe Rahovec

Prizren | 18 Dhj 2020 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Gjatë gërmimeve në dy lokacione që janë bërë ku dyshohej për varreza masive, janë gjetur mbetje mortore të  personave të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Gërmimet janë bërë në Rahovec dhe Prizren. Gjetjet mortore në Rahovec dhe Prizren i ka konfirmuar për Ekonomia Online, Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e pagjetur.

“Mund te ju konfirmojmë se gërmimet vlerësuese të filluara në mëngjes në lokacionin në Rahovec, kanë rezultuar me gjetjen dhe zhvarrosjen e mbetjeve mortore të një viktime të luftës”.

“Ndërsa gërmimet vlerësuese në hapësirën e varrezave në lagjen Tusuz të Prizrenit, kanë vazhduar pasdite  dhe kanë përfunduar me gjetjen dhe zhvarrosjen e disa pjesëve kockore të një viktime të luftës”, ka thënë Kushtrim Gara.

Kryetari i Këshillit të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, ka njoftuar se edhe në lagjen Tusus të Prizrenit është gjetur një mbetje mortore.

Hoti ka shkruar në Facebook se trupi i gjetur fillimisht në Rahovec, ishte varrosur nga policët serbë gjatë ofensivës në fillim të majit 1999.

Bëhet e ditur se trupat do t’u dërgohen Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim dhe pastaj do iu dorëzohen familjarëve për rivarrim.

https://www.facebook.com/selami.hoti.98/posts/3353968691397084353968691397084


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme