Një bombë e Luftës së Dytë Botërore është zbuluar nga ekuipazhet e ndërtimit që ndërtojnë një ‘super kanalizim’ të ri nën lumin Thames.
Pajisja e pashpërthyer u zbulua nga inxhinierë të cilët po punojnë në vendin e ndërtimit të Tideway Project në Chelsea, në perëndim të Londrës.
Rruga kryesore pranë Muzeut të Ushtrisë Kombëtare, dhe përballë Parkut Battersea, është e mbyllur në të dy drejtimet.
Zona është afër Spitalit Royal Chelsea dhe deri më tash nuk ka ndodhur asnjë evakuim.
Një zëdhënës i policisë tha: ‘Policia u thirr në orën 9.30 të mëngjesit të shtunën të kohës lokale pas zbulimit të asaj që besohet të jetë një bombë e Luftës së Dytë Botërore.
“Shërbimet e urgjencës janë duke marrë pjesë. Kordoni është vendosur dhe një numër rrugësh përreth janë mbyllur për trafik”.