Arrestohet një person në lidhje me pakot-bomba në ShBA

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Është arrestuar një person në lidhje me pakot-bomba që u janë dërguar ditëve të fundit kritikëve të presidentit amerikan, Donald Trump, kanë bërë të ditur të premten zyrtarëve amerikanë, raporton BBC-ja.

Në ditët e fundit, krerëve të lartë aktualë demokratë, por edhe ish-presidentëve demokratë, Barack Obama dhe Bill Clinton, u janë dërguar me postë pako-bomba, duke nxitur shqetësim të madh në shoqërinë amerikane.

Zyrtarët amerikanë nuk kanë dhënë më shumë hollësi për aksionin e arrestimit për shkak se ende është në zhvillim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme