Gjatë orëve të para të ditës së sotme një mjet shpërthyes është gjetur në stacionin e autobusëve në Pejë.
Klan Kosova nga burime të veta mëson se bëhet fjalë për një granat dorë të vendosur tek peronat e autobusëve.
Ndërsa rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 5:45 Policia e Kosovës është njoftuar nga një punëtor i Stacionit të Autobusëve se i njëjti ka gjetur një mjet shpërthyes tek peronat. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar perimetrin e caktuar teksa në vendin e ngjarjes kanë ardhur edhe njësiti për Deminim i Policisë të cilët tashmë veç e kanë larguar mjetin shpërthyes”, deklaroi Rugova
Po ashtu Rugova tregoi se rasti mbetet në hetim.