Një person është gjetur pa shenja jete dje në Lipjan.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Në njoftim bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e personit.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.