Pasditen e së shtunës në Gjilan një person është gjetur pa shenja jete.
Policia e Kosovës njofton se viktima ishte i alivanosur, ndërsa ekipet mjekësore e kanë konstatuar vdekjen e tij.
“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar ishte alivanosur. Në vendin ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raporton e Policisë.