Gjendet një person i vdekur në Novobërdë

Prishtinë | 01 Pri 2018 | 12:52 | Nga

Gjatë ditës së djeshme në Fshatin Tirincë të Novobërdës është raportuar për një vdekje të dyshimtë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në oborrin e një shtëpie të pabanuar është gjetur pa shenja jete një mashkull i nacionalitetit serb.

Pas rastit, njësitë relevante policore kanë dalë në vend të ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme