Gjendet një person i vdekur në qendër të Pejës (Foto)

Prishtinë | 01 Dhj 2016 | 09:24 | Nga

Një person është gjetur i vdekur në qendër të qytetit të Pejës.

Policia thotë se viktima është gjetur pa shenja jete, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes.

Me të marrë informatën policia menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes, ka njoftuar prokurorin e shtetit, po ashtu në vendin e ngjarjes nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës,

I.D. i lindur me 1952.

Njësitë relevante hetimore në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes, dhe me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë nga mjekësia ligjore është tërhequr dhe dërguar për ekzaminim mjekësor në I.M.L-Prishtinë.

Rasti është cilësuar Hetim i vdekjes .

 

Image

 

 

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme