Gjendet një trup i pajetë në Zhabar, dyshohet të jetë i luftës së fundit

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Trupi i pajetë i një personi, që dyshohet se i përket luftës së fundit në Kosovë, është gjetur i varrosur në varrezat e fshatit Zhabar të Mitrovicës.

Trupi është gjetur të premten nga qytetarët, gjatë ceremonisë së varrimit të një banori në këto varreza.

Në lidhje me rastin është njoftuar policia, njësitet e së cilës kanë izoluar vendin dhe kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, ndërsa pritet ekipi i mjekësisë ligjore dhe organet tjera të vazhdojnë të merren me këtë rast.

Të ngjashme