Gjendet një trup i pajetë në lumin Sitnica

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 13:14 | Nga

Në orët e mëngjesit është gjetur një trup i pajetë në lumin Sitnica, Vushtrri.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tregoi se trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë, ndërkaq identiteti i tij ende nuk dihet.

“Trupi i pajetë i personit mashkull, rreth 30 vjeçarë është gjetur në lumin Sitnica në Vushtrri rreth orës 7:00 të mëngjesit. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit, detaje tjera nuk kemi”, ka thënë Zahiti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme