​Gjendet pa shenja jete një 21-vjeçar në Mitrovicë

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Një 21 vjeçar të dielën u gjet pa shenja jete në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se rasti është inicuar si vdekje e dyshimtë.

“Të dielën rreth orës 16:50 është raportuar se është gjetur pa shenja në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica H. B. 21 vjeçar”, tha Zaiti.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për të identifikuar viktimën dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Të ngjashme