Një person i moshës 66 vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në Prishtinë.
Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:30 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën “Murat Mehmeti” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima mashkull 66 vjeç, është pa shenja jete.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë rast”, tha Ahmeti për EO.