Një burrë është gjetur pa shenja jetë në Podujevë.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
Ndërsa, me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë:
HETIM MBI VDEKJEN
Podujevë / 05.05.2026 – 11:47. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.