Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë

Prishtinë | 12 Mar 2022 | 09:03 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Graçanicë.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ndihma e shpejtë, përcjell Klankosova.tv.

“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në venin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ndihma e shpejtë. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Të ngjashme