Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në orët e pasdites është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij një person.
Sipas Policisë, i njëjti dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është marrë nga njësiti i mjekësisë ligjore për obduksion.
“Prishtinë 19.11.2021 – 13:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, dyshohet se i njëjti të ketë bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është marrë nga njësiti i mjekësisë ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.