Gjendet turistja austriake pas nëntë orësh kërkim në pyllin e Llogarasë

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 08:51 | Nga

Është gjetur shëndoshë e mirë në pyllin e Llogarasë, pas nëntë orësh kërkimesh, turistja austriake e cila u shpall e zhdukur.

“Strukturat Policore të DVP. Vlorë së bashku me agjencinë e zonave të mbrojtura dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, pas nëntë orë kontrolli në një terren të vështirë dhe një situate meteorologjike jo të mirë në pyllin e Llogarasë kanë bërë të mundur gjetjen e shtetases austriake shëndoshë e mirë”, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan gazeta Shekulli.

Policia e Vlorës bën po ashtu me dije se shtetases Adelt Wolper (45 vjeçare) i është bërë kontroll mjekësor dhe aktualisht është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme