Qeveria Kurti, e gjithë shpura e tij, po e relativizon këtë punën e sanksioneve tashmë të miratuara dhe që kanë hyrë në fuqi dhe të tjerave që i paralajmëroi vetë Kurti sot.
“Janë të përkohshme”, po thonë si në kor.
Madje, po thonë, Kosova po sanksionohet sepse është shteti më demokratik në Ballkan, më pro-evropiani e më pro-atlantiku.
Kush i beson kësaj marrëzie? Se BE-ja jodemokratike po e sanksionon Kosovën demokratike.
Pushteti #KREJTdheDREJT po do të thotë mos u mërzitni me këtë gjendje të re normale, the new normal. Do të mbështetemi në forcat tona, do të thoshin izolacionistët komunistë.
Mbështetësit e Qeverisë Kurti duhet ta dijnë se do ta paguajnë faturën e Qeverisë së papërgjegjshme. Jo vetëm ata, por i gjithë populli i Kosovës.