Komuna e Prishtinë ka njoftuar se rrugët nëpër kryeqytet janë të kalueshme, si për vetura ashtu edhe për autobusë dhe për mjetet e tjera
Ata kanë bërë me dije se në këtë mot të vështirë dhe me temperatura tepër të ulëta duhet patur më shumë kujdes në komunikacion.
“Në këto temperatura as hedhja e kripës nuk ka kurrfarë efekti. Prandaj iu bëjmë thirrje edhe njëherë qytetarëve që të mos ngasin makinat e tyre pa pajisjet adekuate dimërore, sepse në mungesë të pajisjeve të tilla mund të shkaktohen edhe rreziqe dhe vonesa në komunikacion”, thuhet në njoftimin për media.
Ata kanë shtuar se 8 kompani po veprojnë gjatë gjithë kohës për pastrimin e rrugëve, 6 prej të cilave në qytet dhe 2 të tjera në fshatra. Angazhimi është maksimal, përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës. Si rezultat i këtij angazhimi, është evidente që gjendja e rrugëve në Prishtinë është dukshëm më e mirë sesa nëpër magjistrale dhe në komuna të tjera.