Në Ditën Botërore të Mjedisit shumë organizata joqeveritare organizojnë kampanja të ndryshme për vetëdijesimin e qytetarëve për ruajtjen e mjedisit. Por, gjendja në terren vazhdon të jetë e njëjtë, raporton KTV.
Drejtues të këtyre organizatave thonë se institucionet nuk kanë bërë asgjë për të përmirësuar këtë gjendje.
Përkundër faktit që Qeveria ka miratuar ligje e udhëzime administrative të shumta për ruajtjen e mjedisit në Kosovë, ai vazhdon të jetë mjaft i ndotur. Nëse duam rezultate, ato ligje duhet t’i zbatojmë në praktikë, thotë Zeqir Veselaj.
Sipas Veselajt, Kosova tash e shumë Kovë ka nivel të lartë të ndotjes, por vetëm gjatë dimrit që lamë pas u ngrit alarmi meqë ishte Ambasada Amerikane ajo që zgjoi vëmendjen me reagimin e saj.
Ambasada kishte monitoruar ajrin në vend, me ç’rast konstatoi se cilësia e tij arriti në nivel të lartë rrezikshmërie.
Në Ministrinë e Mjedisit gjithmonë ka pasur ankesa për buxhet të vogël, pavarësisht se qytetarët paguajnë një taksë shtesë për mjedisin.