Gjërat që duhet të dini për rënien e flokëve pas shtatzënisë

Prishtinë | 13 Gus 2023 | 22:07 | Nga Ekonomia Online

Tre muaj pas lindjes mund të vini re grumbuj flokësh që bien kur bëni dush.

Gjatë shtatzënisë tuaj rritet niveli i estrogjenit, duke shkaktuar që flokët të rriten më shpejt ose të qëndrojnë njësoj në fazën që nuk ju vjen cikli.

Por pas lindjes së foshnjës (ose ushqyerjes me gji), nivelet e estrogjenit kthehen në normalitet dhe kështu flokët tuaj do të bëhen njësoj si më parë.

Këto janë gjërat që duhet të dini për rënien e flokëve pas pritjes së ëmbël.

Mund të zgjati rreth një vit:
Për disa gra, humbja e flokëve paslindjes zgjidhet në një kohë prej gjashtëmuajsh. Por, meqenëse është e lidhur me hormonet tuaja, ndryshon, që do të thotë se mund të zgjasë dhe me shumë maksimumi një vit.

Ndoshta nuk mund t’i ndaloni por mund të kujdeseni për to:
Është diçka hormonale, prandaj nuk mund të bëni shumë. Duke pasur parasysh se flokët janë inde jo thelbësore, trupi juaj automatikisht do t’i japë përparësi nevojave të tij për energji nëse diçka tjetër ka nevojë për më shumë vëmendje. Me fjalë të tjera, faktorë si stresi, ushqimi i dobët dhe mungesa e gjumit – të gjitha të zakonshme për nënat e reja – mund të përkeqësojnë humbjen e flokëve të paslindjes.

Hani mirë, flini gjumë dhe mos u stresoni:
Është e vërtetë që një fëmijë në fillimet e tij kërkon një vëmendje nga mamaja 24 orë në 24 të 7 ditët e javës.

Mund të prisni flokët tuaj:
Pjesa psikologjike e humbjes së flokëve të paslindjes është e rëndësishme dhe një prerje e re flokëve ndoshta do t;ju bëjë të ndiheni më mirë dhe më ë bukur.

Të ngjashme