Ndërsa keni planifikuar të arratiseni për disa ditë pushime nga vendi, gjëja që na mundon më shumë është përgatitja e valixhes.
Zgjedhjen e veshjeve ia lëmë në dorë stilit tuaj, por gjithmonë duke u bazuar në motin e vendit ku do të udhëtoni. Ka pesë gjëra të cilat janë esenciale në udhëtimet në dimër:
Kremi hidratues: Është shumë i rëndësishëm në këtë kohë pasi ajri i ftohtë thanë lëkurën.
Pallto pelushi: Shton gjithmonë një prekje të rafinuar dhe trendi në veshjen tuaj, ndërsa ju mban ngrohtë.
Getat: Janë shumë të domosdoshme, pasi mund të tregoni anën tuaj femërore, por pa patur ftohtë. Vishini me një fund, fustan apo poshtë pantallonave të grisura.
Balsam për buzët: Ashtu si hidratoni fytyrën, duhet të kujdeseni edhe për buzët. Vendoseni gjithmonë para se t’i lyeni me buzëkuq.
Shalli: Mund të zgjidhni më mirë një shall të madh, me të cilin mbuloheni mirë dhe i jepni ngjyra veshjes suaj.