Disa njerëz u vranë dhe u plagosën gjatë një sulmi me armë zjarri në Hanau, sipas policisë lokale. Të dyshuarit aktualisht kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Motivi i ngjarjes ende nuk është bërë i ditur.
Gazeta gjermane Bild raportoi se të paktën tetë persona humbën jetën, ndërsa pesë të tjerë u plagosën, transmeton Zeri.info.
Sulmet me armë zjarri kishin në shënjestër dy shisha bare në pjesë të ndryshme të qytetit, sipas mediave lokale. Personat e dyshimtë thuhet se hapën zjarr në lokalin e parë të shishave në qendër të qytetit Hanau, duke vrarë tre persona. Ata më pas shkuan në lagjen Kesselstadt dhe hapën zjarr në një tjetër shisha bar, ku vdiqën pesë persona.
Hanau është një qytet me 100,000 banorë në shtetin e Hessen, rreth 25 kilometra në lindje të Frankfurtit.