Gjermani: Anulohen 70 fluturime për shkak të përmbytjeve në aeroportin e Frankfurtit

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

70 fluturime janë anuluar në aeroportin e Frankfurtit si pasojë e reshjeve të shumta.

Aeroporti më i madh i Gjermanisë u vërshua orët e vona të së mërkurës dhe e gjithë pista u mbush me ujë duke u pamundësuar pasagjerëve të zbresin nga avionët.

Një video nga aeroporti qarkulloi në rrjetet sociale, ku shiheshin avionë të parkuar në ujë.

Për më shumë se dy orë, trajtimi tokësor u ndalua, konfirmoi një zëdhënës i aeroportit.

Për sa u përket ngritjeve dhe uljeve, aeroporti i Frankfurtit u mbyll në orën 23:00 sipas kohës lokale.

Më shumë se 23 mbërritje të planifikuara u devijuan nga Frankfurti dhe sipas vlerësimeve fillestare nga aeroporti i Frankfurtit, mbi një mijë pasagjerë u prekën, përcjell albinfo.ch.

Të ngjashme