Stadiumi “Velodrom” i Marsejës sonte do të mirëpresë gjysmëfinalen e dytë e këtij Evropiani mes Gjermanisë dhe Francës.
Skuadra e vendit organizator do të kërkojë që të përsërisë historinë dhe të triumfojë në këtë ngjarje, siç bëri në Evropianin e vitit 1984 dhe Botërorin e vitit 1998, ndërsa Gjermania do të kërkojë një tjetër trofe pas Kupës së Botës të fituar në Brazil.
Franca do të luajë njëlloj si në sfidën e fundit ndaj Islandës me skemën 4-2-3-1, ndërkohë që suepriza e formacionit është aktivizimi i Emre Can, i cili nuk ishte parashikuar se do ta niste nga minuta e parë.