Një rast i rrallë ka ndodhur në Gjermani të shtunën në autostradën A7.
Një burrë nga Shqipëria është harruar në kolonë nga gruaja e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Fussen në tunelin kufitar.
Policia në Bayern është informuar se një person po ecte në këtë tunel.
Ai iu kishte thënë policëve se shkaku i bllokimit të rrugës dhe krijimit të kolonave të gjata kishte dalë nga vetura për të pirë cigare.
Dhe papritur ishte harruar nga gruaja e tij pasi bllokimi i rrugës ishte hequr, raporton RTL përcjell Klankosova.tv.
Duke dashur ta arrinte gruan, ai kishte vrapuar dy herë nëpër tunel derisa më në fund u kap nga një patrullë e policisë.
Pas kësaj shqipari arriti të kontaktonte gruan me telefon.
Ajo e mori të shoqin në makinë dhe kështu të dy vazhduan udhëtimin e tyre së bashku