Gjermani, jep dorëheqje kryetarja e SPD-së Andrea Nahles

Prishtinë | 02 Qer 2019 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) Andrea Nahles ka paralajmëruar dorëheqje për shkak të mossuksesit në zgjedhjet parlamentare evropiane të javës së kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Nahles tha se nesër edhe zyrtarisht do të japë dorëheqje nga funksioni i kryetares së SPD-së, partisë e cila është partner koalicioni të kancelares gjermane Angela Merkel.

Ajo gjithashtu njoftoi se të martën do të japë dorëheqje edhe nga funksioni i krut të klubit të deputetëve të SPD-së në Bundestag, për të mundësuar procesin e zgjedhjes së udhëheqësit të ri të SPD-së.

SPD në zgjedhjet për Parlamentin Evropian (PE) të javës së kaluar shënoi rezultatin më të keq ndonjëherë, gjë e cila nxiti pakënaqësi dhe debate të ashpra brenda këtij subjekti politik.

Socialdemokratët në PE morën 15.8 për qind të votave ndërsa në zgjedhjet e kaluara 5 vite më parë ata morën 27.3 për qind të votave.

Nahles në krye të SPD-së u zgjodh në prill të vitit të kaluar ndërsa sot i ftoi të gjithë në parti që me veprime konstruktive të ndihmojnë në zgjedhjen e kreut të ri të partisë dhe të mos lejojnë eskalimin e mosmarrëveshjeve.

Të ngjashme