Gjermani, kosovari mbyti gruan me thikë në prani të shtatë fëmijëve – shkak xhelozia

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar e ka vrarë me thikë gruan e tij.

Sipas raportit të policisë gjermane, thuhet se 44-vjeçari nga Kosova dyshohet se ka vrarë gruan e tij 33 vjeçe në zonën e Heilbronn. Mediat gjermane kanë raportuar se shkak për këtë krim mendohet të jetë bërë xhelozia mes çiftit.

Thuhet se kjo ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e të premtes, por detajet e aktit janë publikuar ditën e djeshme nga mediat gjermane. Burri ka goditur me thikë disa herë gruan e tij 33-vjeçe, e cila për fat të keq, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Një burrë 44-vjeçar dyshohet se e ka vrarë gruan e tij në Heilbronn mbrëmjen e së premtes. Sipas policisë, burri goditi me thikë gruan e tij, jo një herë, por disa herë. Dyshohet se motivi është xhelozia. Gruaja e tij 33-vjeçare vdiq nga plagët. 44-vjeçari shkoi në stacionin e policisë Heilbronn, raportoi për ngjarjet dhe u arrestua pa rezistencë”, shkruajnë mediat gjermane.

Pra, menjëherë pas krimit, shqiptari është vetëdorëzuar në polici.

“Kur policia kontrolloi menjëherë adresën e shtëpisë së familjes, gruaja u gjet e vdekur. Mbi të gjitha, shtatë fëmijët e mitur të çiftit u gjetën të paprekur në apartament. Sipas hetimeve fillestare, ata ishin dëshmitarë të aktit. Por, tani e tutje ata do të rriten pa nënën – dhe ndoshta pa baba gjithashtu”, shkruajnë më tej mediat gjermane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme