Një lojë u kthye në tragjedi.
Si pasojë tre motoristë vdiqën.
Ngjarja ndodhi të shtunën në Gjermani, në bazën ajrore në Brandenburg në veriperëndim të Berlinit.
Motoristët e sfidonin njëri-tjetrin se kush po shmanget i pari teksa ata kalojnë me shpejtësi përball njëri -tjetrit.
Derisa pjesëmarrësit digjnin gomat në eventin e organizuar nga “Knieschleifer”, dy motorë u përplasen me njëri-tjerin, raporton RTL
Pjesëmarrësit thanë se nuk e panë ngjarjen por i dëgjuan përplasjet e forta.
Ata i panë mbetjet e motorëve që ishin shpërndarë në një rreze 150 metra.
Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, por ekipet emergjente nuk patën mundësi të bënin asgjë.