Gjermania aleate e fortë e Komitetit Paralimpik

Prishtinë | 09 Nën 2022 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Komitetit Paralimpik Njomza Emini e shoqëruar nga zv. presidenti i KPK Daut Tishuki takoj sot Ambasadorin gjerman Jörn Rohde në selinë e tij në Prishtinë me të cilin foli për zhvillimet dhe aktivitete e Komitetit Paralimpik si dhe përgaditjet e lojrave paralimpike Paris 2024 të cilat janë të ndërlidhura ngusht me shtetin Gjerman.

Gjatë takimit ndër të tjera z.Rohde edhe një here theksoi angazhimin e Gjermanisë për të krijuar ambient të mirë dhe kushte dinjitoze për të gjithë sportistët paralimpikë, kurse në këtë linjë shtoi se angazhimi i tij nuk do të mungojë për ta quar këtë mision deri në fund.

Në anën e saj znj. Njomza Emini e ka falënderuar ambasadorin Rohde për kontributin dhe ndihmën e parezervë që e ka dhënë në vazhdimësi.

Znj.Emini theksoi se falë vendimit të  Qeverisë së Republikës së Kosovës ku Kryeministri Kurti  shpalli vitin 2022 Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara, pavarshisht barierave që kemi, gjërat kanë filluar të lëvizin për së mbari. Andaj znj.Emini falenderoj shtetin Gjerman dhe theksoi se angazhimi i Ambasadorit Rohde është shembull dhe përçon sinjal tek të gjithë pa dallim për të u kujdesur më shumë për personat me aftësi të kufizuara në përgjithësi, e në veçanti për sportistët paralimpikë.

Me fjalë falënderimi e mirënjohje ambasadorit Rohde iu adresua edhe zv. presidenti i KPK-së Daut Tishuki, i cili së bashku me presidenten Njomza Emini i ndanë një plaketë, në shenjë mirënjohje për punën dhe angazhimin e tij.

Të ngjashme