Ekonomia Online
FUNDIT

Gjermania arreston dhe ekstradon të dyshuarin për vrasje të rëndë në Kaçanik

Gjermania arreston dhe ekstradon të dyshuarin për vrasje të rëndë në Kaçanik

Për një vrasje të rëndë përballë Varrezave të Dëshmorëve në Kaçanik para një viti, tashmë i dyshuari është ekstraduar nga shteti gjerman dhe është sjellë në Kosovë, ka njoftuar policia e Kosovës. Njoftimi i Policisë: Ekstradohet një person, i dyshuar për vrasjen e rëndë në Kaçanik Policia Rajonale e Ferizajt me datën 10.05.2022, në ora […]

Për një vrasje të rëndë përballë Varrezave të Dëshmorëve në Kaçanik para një viti, tashmë i dyshuari është ekstraduar nga shteti gjerman dhe është sjellë në Kosovë, ka njoftuar policia e Kosovës.

Njoftimi i Policisë:

Ekstradohet një person, i dyshuar për vrasjen e rëndë në Kaçanik

Policia Rajonale e Ferizajt me datën 10.05.2022, në ora 14:00 kishte pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, përball Varrezave të Dëshmorëve në Kaçanik, tek vendi i quajtur ‘’Fusha Pajtimit’’ ishte një rast i vrasjes së rëndë .

Sektori Rajonal i Hetimeve nën autorizim të Prokurisë Themelore në Ferizaj i kishte nisur hetimet për rastin e vrasjës së rëndë, ku nga të shtënat me armë zjarri në vendin e ngjarjes kishte ndërruar jetë personi H.B ( M/K) i moshës 31 vjeçar , ndërsa palgë të rënda trupore kishte pësuar personi tjetër K.B (M/K) i moshës 34 vjeçar, i cili ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Sektori Rajonal i Hetimeve pas punëve intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, kishte identifikuar dhe ishte vënë në ndjekje të personave të dyshuar: H. Q ( M/K) i moshës 38 vjeçar dhe L. T ( M/K) i moshës 22 vjeçar .

Në lidhje me këtë policia rajonale e Ferizajt në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për publikimin e fotografive të personave në kërkim, kishte kërkuar bashkëpunim me qytetarë rreth informacioneve për vendodhjen e dy të dyshuarëve, e në anën tjetër Gjykata Themelore e Ferizajt kishte lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar.

Me kërkesë të autoriteteve vendore, sot, datë 16.09.2023, autoritetet e shtetit të Gjermanisë kanë ekstraduar në aeroportin e Prishtinës të dyshuarin L.T ( M/K ) i moshës 38 vjeçar, i cili ditë më parë është arrestuar në Gjermani.

Policia Rajonale e Ferizajt të dyshuarin e ka dërguar në Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe ndaj tij nga gjykata është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa në kërkim policor mbetet i dyshuari tjetër H.Q.

Të ngjashme